41-vjeçari Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri që u arratis mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga Spitali i Serres në Greqi.
41-vjeçari nga Korça rezulton të jetë person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri dhe në Greqi. Konkretisht, ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik të vitit 2024 me 2 vjet burgim për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese.
Fillimisht, ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg”, por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti më 24.04.2023, në lagjen 13, rruga “Loni Grazhdani”, në Korçë.
Më herët, në janar të vitit 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Çipin, pasi pranë banesës së tij u gjetën të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme.
Më 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjeçar grek jashtë një kantine. I riu u plagos me 3 plumba, por arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa Çipi mundi të arratisej.
Policia greke arriti ta identifikojë Çipin dhe organizoi një operacion për kapjen e tij në shtator të vitit 2025. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli, 31 vjeç, dhe Kleo Topa, 24 vjeç, të dy nga Korça.
Sipas policisë greke, Gentian Çipi rezulton të jetë kreu i një grupi kriminal, i cili dyshohet se merrej me trafik droge dhe veprimtari të dhunshme.
Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa nuk iu bindën urdhrit të policisë, por shtuan shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kryen manovra të rrezikshme, duke përplasur një automjet të policisë.
Ata më pas braktisën mjetin dhe u larguan në këmbë, por u kapën nga policia. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, në pranga ra edhe Enea Basholli.
Gjatë kontrolleve të policisë greke u gjetën dhe u sekuestruan një kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, një silenciator, rreth 31 kilogramë marijuanë, pasaporta false, patenta false, 23 mijë e 350 euro, telefona celularë dhe 3 automjete. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Gentian Cipishqiptar ne greqi

