Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj 'masakrohet' në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s'duhej recituar (VIDEO)


Disa vargje për Enver Hoxhën të recituara nga Florika Ngucaj  në një një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës, shkaktuan debate të shumta në rrjete sociale lidhur me glorifikimin e diktatorit komunist. Lidhja e Shkrimtarëve reagoi duke thënë se video ku shfaqej Florika Ngucaj ishte nxjerrë nga konteksti, por për demokratin Saimir Korreshi, ajo poezi nuk duhej recituar

Ditën e shtunë, Florika Ngucaj u 'masakura' në rrjete sociale për shkak të një videoje nga një nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës, ku ajo recitonte vargjet "Për Enverin, yll e dritë...", të cilat u komentuan gjërësisht si lavde për diktatorin komunist. Fragmenti ishte shkëputur nga një video më e gjatë ku Ngucaj, po tregonte një episod nga fëmijëria e saj, për të rrëfyer se si regjimi komunist i detyronte edhe fëmijët e familjeve të persekutuara të recitonin poezi propagandistike. "Kur isha në shkollën 8-vjeçare vdiq diktatori. Unë isha nxënësja më e mirë. Vdiq diktatori dhe duhej të isha më e mirë. Babi, që e kishte të vrarë babanë nga diktatori, bëri një poezi aq të mirë e aq të bukur. Unë isha e tmerruar. Duhej ta mësoja përmendësh, se po të bëja figurë të keqe thoja se babin mund ta fusnin në burg. E mbaj mend si sot atë poezi", rrëfeu ajo para se të recitonte pozinë e ‘famshme’. LEXO EDHE:Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo Por videot e shpërndara në rrjet nuk e kishin këtë pjesë të shpjegimit por vetëm pjesën e vargjeve pro Hoxhës. Florika është vajza e shkrimtarit Neki Ngucaj, familja e të cilit është persekutuar dhe internuar gjatë regjimit komunist. Aktiviteti, sipas Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Lushnjes, kishte pikërisht "qëllim të tregonte traumën e diktaturës që ka vuajtur kjo familje" Në një sqarim në rrjete sociale Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Lushnjës insistoi se videoja është shkëputur nga konteksti. “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë ka organizuar një aktivitet letrar-artistik i cili mblodhi bashkë intelektual dhe tenorë. Familja Ngucaj janë familje e persekutuar dhe të internuar. Të vuajtur dhe të detyruar të largohen jashtë vendit ata shprehen se plagët e regjimit i ndjejnë edhe sot. Vajza e tij Flora shprehet me ironi të thellë sesi komunizmi jo vetëm i vrau gjyshin, i persekutoi si familje por i përdhosi ndjenjat deri sa u detyrua të recitojë një poezi për Enverin se në të kundërt i burgosej babai. Frika, tmerri dhe trauma e regjimit reflektohet edhe në poezinë e tij. Lutem portaleve dhe medias përtej dëshirës për klikime dhe vlera sipërfaqësore t'i kthejnë sytë në elementin thelbësor të medias: Vërtetësi e lajmit” thuhet në reagim. Edhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, reagoi për këtë çështje duke sqaruar se aktiviteti nuk ishte organizuar nga Bashkia, por nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, në kuadër të promovimit të librit të Neki Ngucajt, dhe se recitimi ishte pjesë e një dëshmie për indoktrinimin gjatë diktaturës, jo një aktivitet për glorifikimin e Enver Hoxhës. Pavarësisht sqarimeve të organizatorëve, të Florika Ngucajt dhe të kryebashkiakes Eriselda Sefa, debati nuk është shuar. Deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili pati kritika për recitimin e poezisë në një institucion shtetëror tha të dielën se, edhe nëse videoja është shkëputur nga konteksti, recitimi i një poezie për Enver Hoxhën nuk duhej të lejohej në një institucion publik. "Qëndrimi im është i palëkundur. Të jesh i përndjekur nuk të jep të drejtën të recitosh në institucione shtetërore. Përfaqësuesit e institucionit që janë prezent nuk duhet ta lejojnë, pavarësisht çfarë quajnë ata kontekst", tha ai të dielën Share U.D/Shqiptarja.com TAG: Saimir Korreshi Florika Ngucaj enver hoxha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Laluci: 20/09/2026 16:35 Ky Kardheshi i wc, kanaleve, shtyllave, plehrave në kazane, rrugëve të Lushnjes-Fierit për ti ekspozuar si byth qi** që është! Ky trap gjdoditë merret me gjetëje që qytetarë epa ndërgjegjshëm i hedhin nëpër rrugë ! Dhe ky bq gjdo ditë si qen nuhatë bon kotrollet ku ka plehs dhe i pasqyrën tik tok silegen byth lëpirës që është. Përgjigju Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.4% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5269 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?