Lajme Zone
Tymi në Kuvend u zë frymën socialistëve, po studentët që u mbytën me gaz?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tymi në Kuvend u zë frymën socialistëve, po studentët që u mbytën me gaz?

Flakadanët e ndezur nga deputetët demokratë në sallën e Kuvendit kanë sjellë reagime mes deputetëve socialistë, disa prej të cilëve dhuruan ‘show’ duke u shfaqur tejet të prekur nga tymi i flakadanëve. Pamjet nga seanca plenare kanë krijuar një kontrast të fortë me atë që ka ndodhur ditët e fundit në rrugët e Tiranës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë protestave të studentëve dhe të rinj

Flakadanët e ndezur nga deputetët demokratë në sallën e Kuvendit kanë sjellë reagime mes deputetëve socialistë, disa prej të cilëve dhuruan ‘show’ duke u shfaqur tejet të prekur nga tymi i flakadanëve. Pamjet nga seanca plenare kanë krijuar një kontrast të fortë me atë që ka ndodhur ditët e fundit në rrugët e Tiranës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë.

Në Kuvend, tymi mjaftoi që shqetësimi të bëhej i dukshëm para kamerave. Por kur bëhet fjalë për protestuesit që janë përballur me gazin lotsjellës pa kufi në rrugë, reagimi politik duket shumë më pak i zëshëm.

Ironia e pamjeve është e vështirë të mos vihet re: tymi në sallën e Kuvendit shkakton kollitje dhe shqetësim, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës ndaj studentëve është pjesë e një përplasjeje që vijon prej ditësh.

Flakadanët e opozitës mund të jenë një akt proteste brenda institucionit, por pamjet ngrenë një pyetje të pakëndshme për mazhorancën: a vlen shqetësimi për frymëmarrjen vetëm kur tymi mbush sallën e Kuvendit, apo edhe kur ai përdoret kundër të rinjve në rrugë? Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm