Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevşehirit në Turqi, pasi dyshohet se goditi papritur me shuplakë në vesh një grua jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë. Ngjarja ndodhi në lagjen Kapucubaşı, ku Tolga Çelik iu afrua nga pas gruas me inicialet S.E. dhe e goditi ku momenti u filmua nga kamerat e sigurisë. LEXO edhe...‘Nuk është Messi’, por Ernest Muçi! Shqiptari i Trabzonspor realizon supergol në fitoren e ekipit në Turqi (VIDEO) Pas incidentit, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan se ajo kishte humbur dëgjimin në veshin e majtë, ndërsa raporti përcaktoi se dëmtimi nuk mund të trajtohej me një ndërhyrje të thjeshtë. Sipas mediave turke gjatë marrjes në pyetje 38-vjeçari mohoi ta kishte goditur qëllimisht duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental. Pas hetimeve, çështja u dërgua në gjykatë, e cila vendosi arrestimin e tij. I dyshuari u dërgua në burg, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar të gjithë momentin e ngjarjes. A.C/ReportTv.al turqi Tolga Çelik gruaja Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.5% Veliajn 28.4% Asnjërin 19.1% Vota total: 299 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
