Rritja e turizmit në vend mbush arkën e shtetit. Në total të ardhurat në buxhet për periudhën janar-korrik arritën në 484.6 miliardë lekë duke u rritur me 11.8%, apo 51.1 miliardë lekë më shumë se 7 mujori i vitit të kaluar dhe sipas raportit zyrtar të ministrisë së Financave janë realizuar në masën 100%. Në 7 muajt e parë të vitit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar u mblodhën 49 miliardë lekë të ardhura, të ndikuara nga rritja e konsumit e cila lidhet drejtpërdrejtë me fluksin e turizmit. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar, u realizuan në masën 25.1% më shumë se janar-korrik 2025, dhe me realizim prej 1.2 miliardë lekë më shumë në raport me planin. Ecuri të mirë gjatë 7 mujorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 kanë pasur Tatimet dhe Doganat me 20.8 miliardë lekë më shumë, nga sigurimet shoqërore e shëndetësore 13.9 miliardë më shumë, ndërsa pjesa tjetër, prej rreth 16 miliardë lekë, ose një e treta e rritjes kanë ardhur nga taksat vendore, kryesisht nga arkëtimet nga taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja. LEXO EDHE:'Rana e Hedhun' në Shëngjin 'magnet' për të huajt, turistët: Vijmë çdo vit, na pëlqen mikëpritja e banorëve! Gjatë kësaj periudhe vihet re edhe një rritje e shpenzimeve publike të cilat arritën në 433.2 miliardë lekë, me një realizim në masën 98.2% të planit për 7 mujorin. Kundrejt vitit të kaluar ky zë rezulton 7.8% më i lartë ose rreth 31.3 miliardë lekë më shumë. Sipas ministrisë së Financave, në terma vjetorë shpenzimet e përgjithshme janë realizuar në masën 48.8% të planit. Ndërsa shpenzimet kapitale, rezultuan në 49.1 miliardë lekë, një realizim në masën 96.3% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.1% më i lartë ose rreth 4.5 miliardë lekë më shumë. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: shpenzime TVSH investime te ardhurat turizmi buxheti i shtetit ekonomia shqiptare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.2 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54% Keq 33.3% Nuk e di 12.6% Vota total: 1590 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
