Lajme Zone
Turizëm elitar në Palasë! Anijet derdhin ujërat e zeza në det dhe largohen të qeta
PolitikëJOQ Albania

Turizëm elitar në Palasë! Anijet derdhin ujërat e zeza në det dhe largohen të qeta

Një situatë shqetësuese po ndodh çdo ditë në bregdetin e jugut, ku shkarkimet e ujërave të zeza nga anijet direkt e në det po rrezikojnë pastërtinë dhe imazhin turistik të zonës.

Një situatë shqetësuese po ndodh çdo ditë në bregdetin e jugut, ku shkarkimet e ujërave të zeza nga anijet direkt e në det po rrezikojnë pastërtinë dhe imazhin turistik të zonës.

Një denoncim i mbërritur sot në redaksinë tonë tregon për masakrën e radhës kësaj herë në Palasë. Pushuesit thonë se anijet shkarkojnë ujërat e zeza në bregdet aty ku lahen njerëzit dhe largohen të qetë në drejtimet e tyre.

Sipas tyre kjo situatë bie ndesh me promovimin e turizmit elitar në zonë dhe kërkojnë kontrolle më të rrepta nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit dhe vijës bregdetare.

“Ndërsa flitet për turizëm cilësor dhe elitar, ky është deti sot në Palasë nga anijet që derdhin ujërat e zeza”, shprehen qytetarët, duke kërkuar ndërhyrje dhe verifikim të menjëhershëm të situatës.