Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Turistja e huaj në protestë gris flamurin kuq e zi, përplaset me qytetarin: Ke ardhur të provokosh, kë po ndihmon? (VIDEO)


Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka shpërndarë disa pamje ku një turiste e huaj gris flamurin kuq e zi.

Tensionet në Tiranë janë shtuar në ditën e tretë të protestës. Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka shpërndarë disa pamje ku një turiste e huaj gris flamurin kuq e zi. “Protestuesja e huaj gris flamurin kuq e zi. Se pse është një huaj në protestë kuptohet tashmë”, shkruan Balla. Në video dëgjohet edhe një qytetar që pyet të huajën se çfarë po bën. Në bisedën e cila zhvillohet në gjuhën angleze, qytetari dëgjohet se i thotë se ajo ka ardhur në Shqipëri për të provokuar. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile Pjesë nga biseda: Qytetari: Kjo çupa këtu e grisi flamurin shqiptar, kombëtar. Nuk e di nga është kjo. Pse e grise flamurin? E huaja: Sepse më duhet për fashë. Qytetari: Si? E huaja: Jam infermiere, më duhet për fashë. Qytetari: Po flamurin, flamurin e gjete të grisësh? E huaja: Unë s’kam copë, s’kam asgjë tjetër. Qytetari: Ja, pyet, pyet këtu, se do të ndihmojmë ne. E grisim trikon time. Jo, ti nuk je shqiptare, ti je e huaj. Nga je ti? Nga je ti? A mund ta dëmtosh flamurin tënd, flamurin tënd kombëtar? Jo, më duhet t’i pyes njerëzit këtu. Ti nuk mund ta dëmtosh flamurin tonë kombëtar. Flamuri ynë kombëtar është shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Jo, ti nuk mund ta bësh këtë. Pse nuk kërkove ndihmë? Çfarë dëmtimi ke? E huaja: Jo, jo, jo më, mos i fol anglisht, mos i fol shqip. Qytetari: Jo, çfarë pune bën ti? Çfarë bën ti këtu? Çfarë bën? Çfarë, çfarë bën ti? Kë, kë ndihmon ti? Çfarë ndihme jep ti? Jo, ti na ndihmon ne? Ti, ti e grise flamurin tonë, flamurin kombëtar. E huaja: Për plagët, po. Qytetari: Ti, çfarë plage ke? Më trego, çfarë dëmtimi ke? Çfarë plagësh ke? Çfarë dëmtimi ke? E huaja: Çfarë, jo unë? Qytetari: Kush? E huaja: Njerëzit. Qytetari: Ti je tradhtare e kombit tonë. Po, ti ke ardhur këtu për të, ti ke ardhur këtu për të na provokuar. Po, këtë po bën. Pse e grise flamurin tonë? E huaja: Sepse dua të… ndihmoj njerëzit. Qytetari: Si do t’i ndihmosh? Si do t’i ndihmosh? Çfarë, çfarë, ti po i ndihmon ata? Me çfarë i ndihmon? Më trego, me çfarë po i ndihmon ata? Ata nuk kanë nevojë për ndihmën tënde. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin. Kush je ti që të na ndihmosh ne? Çfarë, çfarë, çfarë bën ti? Çfarë bën ti në të vërtetë? Çfarë bën realisht? Kush je ti që të na ndihmosh ne? Pse ke ardhur këtu? Çfarë pune bën ti këtu? Çfarë pune, çfarë, me çfarë i ndihmon ata? Ti ndihmon protestuesit? Me çfarë i ndihmon? Çfarë, çfarë bën ti? Çfarë bën ti realisht, realisht, çfarë bën ti këtu për protestuesit? Çfarë bën ti? Çfarë ke bërë ti? Ata nuk kanë nevojë për ndihmën tënde. Jo, ti nuk mund ta dëmtosh flamurin tonë, në rregull? Ti duhet, në fakt, në fakt, ti duhet të largohesh nga vendi ynë. Ti nuk je e mirëpritur në vendin tonë. Njerëz, njerëz si ti nuk janë të mirëpritur në vendin tonë. Ata janë armiq, ti je armike. Po, turp të kesh! Ti meriton të jesh në burg, në fakt. Ti meriton që ne të thërrasim policinë tonë për të të arrestuar, sepse ke dëmtuar simbolet tona. Shiko si e grisi flamurin shqiptar ajo.. E huaja: Prit, prit, mos ia bëj. Qytetari: Ja, shiko si e grisi. Tha do ta mbaj për fashë, domethënë me e lidh te krahu. Gjoja kishte ashtu dëmtim, a kupton? I thashë, ku e ke dëmtimin, ma trego mua. Jo, tha, e kam për t'i ndihmuar. Tha, i kam për me i ndihmu protestuesit. I thashë unë, si do t’i ndihmosh ata? Tha, e përdor flamurin për fashë. I thashë, ata s’kanë nevojë. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.5% Jo 76.7% Disi 3.8% Vota total: 1234 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?