Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Turisti francez në protestë: Ndryshimi do të vijë nga ky shesh. Duhet një gjeneratë e re të marrë pushtetin dhe t’i shërbejë vendit


Një qytetar francez foli në protestën e diasporës para Kryeministrisë. Ai tha se e dashuronte Shqipërinë me të cilën prej 10 vitesh ishte familjarizuar, pasi bashkëshortja e tij ishte shqiptare.

Një qytetar francez foli në protestën e diasporës para Kryeministrisë. Ai tha se e dashuronte Shqipërinë me të cilën prej 10 vitesh ishte familjarizuar, pasi bashkëshortja e tij ishte shqiptare. Ai tha se shqiptarët nuk duhet të presin zgjidhje nga jashtë, por shtoi se liria do të vijë nga sheshi i protestës. “Duhet një gjeneratë e re të marrë pushtetin, një gjeneratë që do ta dojë dhe do t’i shërbejë vendit”, tha ai. Turisti francez në protestë: Nuk jam shqiptar, jam francez, por i martuar me një shqiptare. Prej 10 vitesh vij rregullisht në Shqipëri, ka njohur traditat tuaja dhe kam filluar ta dua Shqipërinë. Liria nuk do shkruhet as në Uashington, as në Bruksel. Ndryshimi do të vijë nga ky shesh. Duhet një gjeneratë e re të marrë pushtetin, një gjeneratë që do ta dojë dhe do t’i shërbejë vendit. Shqipëria ka nevojë për një mentalitet të ri. Jini krenar për të shkuarën tuaj dhe kini besim për të ardhmen dhe mos harroni kurrë që fati i Shqipërisë është në duart e shqiptarëve në mbarë botën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb