Lajme Zone
Tullat nga tarraca alarmuan banorët, reagon familja e gruas: Askush s’u rrezikua
Të tjeraJOQ Albania

Tullat nga tarraca alarmuan banorët, reagon familja e gruas: Askush s’u rrezikua

Ditën e djeshme, JOQ Albania raportoi denoncimin e një qytetari nga zona e Ali Demit, lidhur me një situatë të ndodhur në një prej pallateve të lagjes.

Ditën e djeshme, JOQ Albania raportoi denoncimin e një qytetari nga zona e Ali Demit, lidhur me një situatë të ndodhur në një prej pallateve të lagjes.

Në pamjet e mbërritura në redaksi, një grua shihej teksa ndodhej në tarracën e pallatit dhe hidhte disa tulla nga lart, të cilat përfunduan në hapësirën poshtë, pranë automjeteve të parkuara.

Pamjet shkaktuan shqetësim, pasi hedhja e materialeve nga një lartësi e tillë mund të përbëjë rrezik për personat apo automjetet që ndodhen poshtë.

Pas publikimit të videos, familjarë të gruas kanë kontaktuar redaksinë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sipas tyre, gruaja ishte duke kryer punime për rikonstruksionin e tarracës dhe, për shkak të moshës, nuk ka mundur t'i transportojë tullat poshtë, ndaj i ka hedhur nga tarraca. Familjarët thonë gjithashtu se punimet janë kryer me leje nga Bashkia.

Ata sqarojnë se, para se të hidheshin materialet, zona poshtë ishte njoftuar dhe pastruar, ndërsa automjetet ishin larguar përkohësisht gjatë punimeve.

“Ky është një rikonstruksion tarrace. Janë hequr disa tulla dhe vendi poshtë është pastruar po atë ditë. Makinat janë larguar gjatë punimeve dhe janë vendosur përsëri më pas”, shprehen familjarët.

Sipas tyre, nga punimet nuk ka pasur dëmtime në automjete apo persona dhe situata është menaxhuar pa probleme.

Familjarët kërkojnë që videoja të shihet në kontekstin e plotë dhe që të publikohet edhe reagimi i tyre, duke theksuar se familja jeton prej rreth 30 vitesh në atë pallat dhe se, sipas tyre, nuk ka pasur më parë probleme apo dëme të shkaktuara ndaj automjeteve.

Ata shprehen gjithashtu të gatshëm të japin më shumë informacion lidhur me punimet dhe lejen nga Bashkia.