Kjo është plaga e vërtetë e shoqërisë shqiptare... Rrënjët e kalbura të kësaj “mender demokracie” në 36 vite postkomunizëm janë tek e kaluara e pistë e qelbësirave që, prej 36 vjetësh, bëjnë sikur luftojnë me njëri-tjetrin, por në fakt janë së bashku në çdo hajdutllëk, pisllëk e maskarallëk që ka ndodhur në Shqipëri, si një tufë qensh që shqyejnë çdo ditë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kush ka durim të shohë e të dëgjojë këtë video, rreth 4 minuta, ku ua kam thënë në sy, në Parlament, në vitet 2019-2021, se fatkeqësisht ky vend prej 36 vitesh është qeverisur nga ish-komunistët, ish-hetues, prokurorë e gjyqtarë të regjimit dhe ish-spiunët e Sigurimit.
Dhe me ndihmën e disa qelbësirave ndërkombëtare, që për interesa të veta personale kanë mbështetur fëlliqësirat e këtij vendi në politikë e drejtësi.
Akoma zagarë të OPDAT-it dhe EURALIUS-it, pranë “mender drejtësisë së re”, marrin informacione dhe rekomandime nga fundërrinat e regjimit komunist për të promovuar në kupolën e kësaj “mender drejtësie” plehrat që ka pasur sistemi i drejtësisë në 40 vite.
Kjo është plaga e vërtetë e shoqërisë shqiptare, që me të drejtë protestuesit, në 80 ditë protestë, me parullat e tyre “Ju erdhi fundi” dhe “Nuk na përfaqësoni”, kërkojnë revolucion, demokraci dhe përfaqësim. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Mesazhi i fotos së “rastësishme” të Ramës me Sokol Sadushin! 17 Gusht 2026, 20:4120:41Forum Përtej sherrit të flamingove: drama e Berishës për tu bërë ‘i lundrueshëm’ 17 Gusht 2026, 20:3420:34Forum Policia punon për PS-në; pse hesht SPAK-u për shkeljen flagrante të ligjit 17 Gusht 2026, 12:3012:30Forum Kur “të fortët” bëjnë ligjin! 16 Gusht 2026, 18:0918:09Forum Sky ECC, “Aruba” dhe SPAK: 7 pikëpyetjet mbi përgjimet, juridiksionin dhe provat 16 Gusht 2026, 09:1309:13Forum “Ministrja skllave” dhe loja me 500 milionë eurot e shëndetësisë! 15 Gusht 2026, 20:4520:45Forum

