Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar në protestën e zhvilluar para një gjimnazi në zonën e "Zogut të Zi" në ditën e parë të sezonit shkollor. Sipas raportimeve, trupa gjykuese e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e tyre.
Të arrestuarit ishin shtetasi:E. K., 19 vjeç; D. B., 36 vjeç; A. D., 41 vjeç; E. B., 36 vjeç; R. D., 31 vjeç; B. I., 37 vjeç; V. D., 29 vjeç; A. M., 20 vjeç; A. A., 56 vjeç; R. K., 63 vjeç; K. B., 24 vjeç dhe E. Xh., 39 vjeç.
Për të njëjtën protestë u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 15 shtetas të tjerë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

