Duket se protesta që po zhvillohet prej tre muajsh në Tiranë, është ndarë përfundimisht në 2 grupe. Përçarja mes protestuesve është thelluar edhe më tej, pas përplasjeve fizike të ndodhura gjatë javëve të fundit. LEXO edhe...Rama publikon pamje kur protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, u përgjigjet ‘Demokratëve Europianë’: Duhet ta dënoni dhunën, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore (VIDEO) Sot në bulevard kanë qenë prezente dy grupime, pra protestuesit nuk kanë qenë të grumbulluar si zakonisht para godinës së Kryeministrisë. Gjatë mbrëmjes, njëri grupim qëndronte në vendin e zakonshëm ku mbahen fjalimet para godinës së Kryeministrisë, ndërsa grupimi tjetër, i drejtuar nga Visuar Dalipi, i cili njihet ndryshe edhe si ‘Banka e Fundit’, është vendosur në kryqëzimin e urës së Lanës, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu, protestuesit kanë goditur automjetin e një qytetari te kryqëzimi i urës së Lanës pasi ai u kërkoi të lironin rrugën. Përçarja mes protestuesve vjen pasi ditën e djeshme protestuesit u përplasën me efektivët e Policisë dhe deputetët para Kuvendit të Shqipërisë, duke hedhur ndaj tyre edhe një sasi të madhe vezësh. Ora 22:24 Kërkoi t'i lironin rrugën, protestuesit godasin makinën e qytetarit (VIDEO) Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së mbrëmjes në Tiranë, ku një qytetar i cili ndodhej në automjetin e tij dhe po përpiqej të kalonte te kryqëzimi i Urës së Lanës, është përballur me protestuesit. Ai u ka kërkuar t'i lirojnë rrugën, por situata është tensionuar dhe disa prej tyre i janë afruar duke goditur mjetin.Incidenti vjen në një moment kur protestuesit kanë tentuar në disa pika të kryeqytetit të bllokojnë qarkullimin. Share R.Xh/ReportTv.al visuar dalipi kryeministria bulevardi deshmoret e kombit Tirane proteste protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6% Vota total: 3204 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
