Lajme Zone
Tubimi i djeshëm në Tiranë, nisin hetimet për 10 persona! 13 gjoba për protestuesit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tubimi i djeshëm në Tiranë, nisin hetimet për 10 persona! 13 gjoba për protestuesit

10 persona janë vënë nën hetim pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. Ndërkohë janë vendosur edhe 13 gjoba për protestuesit.

Dhjetë persona janë vënë nën hetim, për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së zhvilluar dje kundër Qeverisë, e cila u shoqërua edhe me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjithashtu janë vendosur edhe 13 gjoba për pjesëmarrësit në protestë, në zbatim të aktit normativ për tubimet, të miratuar pak ditë më parë. Ndërkohë, Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të shkeljeve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. LEXO EDHE:Belgjikë/ Anulohen të gjitha fluturimet në aeroportet e vendit më 23 nëntor, protesta kombëtare paralizon edhe transportin publik! Priteshin 60 mijë pasagjerë Njoftimi i plotë i Policisë: Tiranë/Procedohen penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Gjithashtu, vendosen 13 masa administrative në bazë të Aktit Normativ. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera. Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. R.Xh E.H Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise proteste Tirane gjoba hetime Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.4% Protesta 21.6% Asnjëra 6% Vota total: 1149 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?