Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim energjetik me efekt të menjëhershëm, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të mos e shkelin marrëveshjen. “Me efekt të menjëhershëm ka hyrë në fuqi një armëpushim energjetik në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth. LEXO edhe...Kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit dhe kërcënojnë rrugët detare, kush janë rebelët Huthi dhe pse sulmojnë Arabinë Saudite? Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Moska për armëpushimin e njoftuar nga Trump, ndërsa nga Kievi kanë ardhur deklarata që tregojnë se autoritetet ukrainase nuk ishin në dijeni të një marrëveshjeje të tillë. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse armëpushimi i shpallur është i përhershëm apo i përkohshëm. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte dijeni për një marrëveshje të tillë. “Për mua është një risi. Nëse edhe Moska është dakord, atëherë jemi edhe ne. Nëse Trump e ka negociuar me Putinin, ju lutem na tregoni kur do të nisë armëpushimi. Ne jemi gati dhe do ta pranojmë”, tha Zelensky për Axios. I pyetur edhe për kërkesat e bëra në të kaluarën për largimin e tij nga pushteti, Zelensky u përgjigj se vendimi u takon qytetarëve të Ukrainës. “Nëse duhet të largohem? Këtë duhet ta vendosin ukrainasit”, deklaroi ai. Edhe një zyrtar i lartë ukrainas, i cituar nga Financial Times, tha se autoritetet në Kiev nuk kanë marrë asnjë njoftim për një armëpushim energjetik. Sipas tij, ekipet e emergjencës po punonin ende për rikthimin e energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në Kiev pas sulmeve të fundit ruse. Çështja e një armëpushimi energjetik ishte bërë burim përplasjesh mes Trump dhe Zelenskyt edhe në ditët e fundit. Sipas Axios, gjatë tetë orëve bisedime në Miami, përfaqësuesit amerikanë i thanë delegacionit ukrainas se Trump kishte vendosur të ecte përpara me një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e naftës, pasi Kievi kishte injoruar kërkesat e përsëritura të Uashingtonit për të ndalur sulmet ndaj rafinerive ruse. Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmet ndaj rafinerive dëmtojnë Rusinë, por njëkohësisht ndikojnë në rritjen e çmimeve të karburanteve, duke prekur edhe konsumatorët amerikanë. “Zelensky po e interpreton gabim situatën. Duke vazhduar sulmet ndaj rafinerive, po dëmton marrëdhënien e ndërtuar me Trump”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan. Nga ana tjetër, Ukraina kishte propozuar ndalimin e sulmeve ndaj impianteve ruse të naftës në këmbim të ndërprerjes së bombardimeve ruse ndaj centraleve elektrike ukrainase. Trump, sipas Axios, kishte kërkuar një pezullim të njëanshëm të sulmeve, madje një ditë më parë deklaroi se Zelensky “do të krijojë probleme për botën dhe fermerët” dhe se “nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës”. U.D/ReportTv.al Volodymyr Zelensky donald trump Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.4% Jo 34.3% Nuk e di 6.2% Vota total: 5699 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

