Infoantino dhe Trump Mandati i sekretarit aktual të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, përfn në fund të dhjetorit, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të tij pritet të zhvillohet gjatë këtij viti... Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas gazetës New York Post, e cila citon burime pranë administratës amerikane, Trump beson se Infantino respektohet nga të gjithë në botë dhe ka një aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit.
Mandati i sekretarit aktual të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, përfn në fund të dhjetorit, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të tij pritet të zhvillohet gjatë këtij viti.
Për të marrë këtë post, një kandidat duhet të sigurojë fillimisht mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i përbërë nga 15 anëtarë, dhe më pas miratimin e Asamblesë së Përgjithshme.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Gianni Infantino është i interesuar të kandidojë për këtë detyrë, si edhe nëse Trump e ka diskutuar zyrtarisht këtë ide me presidentin e FIFA-s.
Sipas të njëjtit burim, emri i Infantinos është pjesë e një liste kandidatësh që një burim i brendshëm e ka cilësuar si "të dobët". Mes emrave të përmendur janë edhe ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, e cila mund të hasë kundërshtime nga Shtetet e Bashkuara, si dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, për të cilin thuhet se mund të përballet me skepticizëm nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të çështjes së Ishujve Falkland.
New York Post thekson gjithashtu se një drejtim i OKB-së nga Infantino mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet mes administratës Trump dhe organizatës ndërkombëtare. Trump ka qenë vazhdimisht kritik ndaj OKB-së, duke e akuzuar atë për mungesë efektiviteti në ndërmjetësimin e konflikteve të mëdha ndërkombëtare. trump fifa 2 Komente F Feti Dema 22 Korrik 2026, 13:56 Problemi nuk është në e bën Tramp Infantinon sekretar të përgjithshëm të OKB, por a do pranoj Infantino. Tramp mbështeti Papën dhe e bëri. Por kur Papa dilte jashtë'rreshtit:Tramp ja përmëndi. "Ti u bëre Pap se isha unë President i SHBA". Përgjigjjuni G GP 22 Korrik 2026, 15:10 Talljs e radhes Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Leao si ‘dopio gjashtë’, mungojnë ofertat për sulmuesin; portugezi i 'ngel në derë' Milan-it 22 Korrik 2026, 11:1911:19Sport “Depresioni” i Kupës së Botës, pse shumë tifozë ndihen bosh pas përfundimit të eventit më të madh të futbollit 22 Korrik 2026, 09:2209:22Sport Drita ndëshkohet në fund, barazon 1-1 me Florianën; kualifikimi vendoset në Prishtinë 21 Korrik 2026, 22:4722:47Sport Kaloi me sukses provën, portieri i kombëtares prezantohet te klubi i ri i Superligës 21 Korrik 2026, 21:1221:12Sport Armand Duka uron homologun spanjoll për triumfin historik në Kupën e Botës: Sukses plotësisht i merituar 21 Korrik 2026, 20:5220:52Sport Zgjodhi Greqinë dhe "tradhtoi" Shqipërinë, sulmuesi 29-vjeçar zyrtarizohet te skuadra serbe 21 Korrik 2026, 20:3020:30Sport

