Lajme Zone
Trump refuzon propozimin e Iranit për armëpushim, pritet të rifillojë bombardimet pas zgjedhjeve të nëntorit
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Trump refuzon propozimin e Iranit për armëpushim, pritet të rifillojë bombardimet pas zgjedhjeve të nëntorit

Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim 7-ditor, që parashikonte ndërprerjen e luftimeve dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Sipas Wall Street Journal, presidenti amerikan u ka thënë bashkëpunëtorëve se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit, sipas “Wall Street Journal”. Propozimi i Teheranit parashikonte ndërprerjen e luftimeve në rajon dhe rihapjen brenda shtatë ditësh të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin botëror të naftës dhe gazit. Plani iu përcoll Uashingtonit përmes ndërmjetësve nga Katari. Në këmbim, Irani kërkonte që Shtetet e Bashkuara të hiqnin bllokadën detare ndaj porteve iraniane, të lehtësonin sanksionet ndaj eksporteve të naftës dhe të zhbllokonin asetet iraniane të ngrira. Plani parashikonte gjithashtu ndërprerjen e luftimeve në fronte të tjera të rajonit, përfshirë Libanin. Pas përfundimit të periudhës shtatëditore, Uashingtoni dhe Teherani do të nisnin negociata më të gjera, përfshirë për programin bërthamor iranian. LEXO EDHE:Eric Wendt nis sot misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, në 11:00 i dorëzon letrat kredenciale Begajt (VIDEO) Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në OKB se zbatimi i planit mund të niste menjëherë sapo SHBA-ja ta pranonte atë, duke ia lënë Uashingtonit vendimin për marrëveshjen. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha gjithashtu se forcat iraniane do t’i përmbaheshin planit nëse ai pranohej nga pala amerikane. Por sipas “Wall Street Journal”, Trump mbetet skeptik se Teherani do të pranonte kërkesat amerikane për programin e tij bërthamor. Administrata amerikane i ka bërë të ditur Iranit dhe ndërmjetësve se nuk synon të heqë bllokadën detare, duke llogaritur se presioni ekonomik do ta detyrojë Teheranin të pranojë një marrëveshje me kushte të tjera. Propozimi iranian erdhi në një kohë kur negociatorët amerikanë po përpiqeshin të rigjallëronin diplomacinë me Iranin lidhur me programin bërthamor, përmes bisedimeve të zhvilluara në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se një takim treorësh mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë, i ndërmjetësuar nga Katari, nuk solli ndonjë përparim të rëndësishëm. SI.E./Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran SHBA donald trump iran Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.2% Vota total: 4470 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?