Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një hartë kontroverse të SHBA-së, ku shteti i New Mexico shfaqet me një emërtim të ri: “New America”. Postimi, një prej dhjetëra publikimeve të bëra nga Trump brenda një kohe të shkurtër në platformën e tij “Truth Social”, paraqet hartën e shtetit jugperëndimor amerikan, ku emri “Mexico” është zëvendësuar me “America”. Ky veprim vjen në kuadër të një serie riemërtimesh të promovuara nga presidenti amerikan gjatë mandatit të tij. Më herët, Trump urdhëroi ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, duke argumentuar se ky emërtim do të “nderonte madhështinë amerikane”. Në fund të muajit të kaluar, Trump ndërmori gjithashtu hapa për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një periudhë tensionesh të forta tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë I © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

