Sensi i humorit i Donald Trump ndjek disa skema të paracaktuara: mbështetet shumë te nofkat vulgare. Kohët e fundit, për shembull, demokratët i quan me një lojë fyese fjalësh “scemocratici” (“budallokratë”); senatorin në ngritje të Xhorxhias, Jon Ossoff, e thërret me emrin e një personazhi televiziv të viteve ’80, i cili ishte arrestuar për akte të turpshme në një kinema pornografike; ndërsa në rrjetin e tij social ka shpërndarë një foto të deputetit Hakeem Jeffries me një sombrero meksikane dhe mustaqe të mëdha. Dhe lista vazhdon. Por kur Trump flet në mënyrë tallëse për një çështje të caktuar, e bën këtë vazhdimisht, hyn në detaje dhe kjo çështje është pjesë përbërëse e platformës së tij politike, atëherë, përtej tonit dhe memeve të pashmangshme, duhet të përgatitemi për faktin se ai nuk po bën shaka. LEXO edhe...BE e futi në ‘listën e zezë’, anijes së ‘flotës hije’ ruse i ndalohet ankorimi në Portin e Durrësit! Në 2025-ën theu embargon, transportoi 30 mijë tonë naftë ruse drejt Turqisë “Përfituesit që nuk paguajnë” Një shembull është NATO-ja. Për vite me radhë, si gjatë mandatit të parë ashtu edhe në të dytin, Trump ka kërcënuar aleancën, duke e parë atë si një lloj sistemi ku duhet t’i paguash shefit për të marrë mbrojtje. Kësaj i janë shtuar edhe fyerjet e përsëritura ndaj europianëve, shumica e të cilëve, nga viti 2014 deri në vitin 2024, kishin mbetur nën objektivin e dakordësuar për shpenzimet ushtarake, të barabartë me 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2025, megjithatë, situata ndryshoi: për herë të parë, çdo vend anëtar i NATO-s arriti ose tejkaloi pragun prej 2% të PBB-së. Aktualisht, vendet europiane së bashku me Kanadanë shpenzojnë mesatarisht 2,3%. Por në qershor, kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, hodhi idenë e një riorganizimi të trupave amerikane në Europë, duke i quajtur aleatët “përfitues që nuk paguajnë”, erdhi edhe sinjali se politika “America First” e Trump synon vërtet ta ndryshojë rrënjësisht Paktin Atlantik, në mos ta çmontojë atë. Dje erdhi edhe lajmi i publikuar paraprakisht nga Reuters: deri më 6 nëntor – çuditërisht, menjëherë pas votimit të 3 nëntorit, ku Trump rrezikon të humbasë të paktën njërën nga dy dhomat e Kongresit – Pentagoni do të hartojë të paktën katër alternativa për sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. Rishikimi ishte parashikuar të përfnte deri në fund të vitit. Por përshpejtimi i procesit dhe lidhja e afatit me zgjedhjet lënë të kuptohet se, në të vërtetë, një vendim mund të jetë marrë tashmë për rreth 80 mijë ushtarakët amerikanë që ndodhen në Europë. Por pse të penalizohen vende që, për herë të parë, vitin e kaluar respektuan pragun prej 2%? Vendet baltike dhe Polonia, duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, janë në mënyrë të kuptueshme shumë më lart se ky prag. Arsyeja është se Trump prej muajsh përsërit se europianët nuk e kanë mbështetur Uashingtonin në luftën kundër Iranit: nga aksesi në bazat ushtarake dhe lejimi i përdorimit të hapësirës ajrore, deri te vonesat në marrjen e vendimeve. Periudha e tranzicionit Të ashtuquajturat “terma reference” (terms of reference) të Pentagonit, të parë nga agjencia britanike e lajmeve, tregojnë disa nga kriteret që do të përdoren gjatë këtij rishikimi. Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Europë do të takohet me përgjegjësin për politikat në Pentagon, Elbridge Colby. Dhe takimi do të zhvillohet shumë shpejt, deri më 18 shtator. I pyetur për këto kritere, një zyrtar i lartë i Pentagonit deklaroi se fakti që do të hartohet një gamë e detajuar alternativash tregon seriozitetin e procesit. “Duam të jemi në gjendje të shqyrtojmë avantazhet dhe disavantazhet e niveleve të ndryshme të forcave, si dhe mënyrat e ndryshme të dislokimit të tyre. Jemi në një periudhë tranzicioni drejt një strukture që do të sigurojë një mbështetje thelbësore, por më të kufizuar, me aleatët që do të jenë në vijën e parë. Presidenti Trump, me të drejtë, ka qenë gjithashtu dukshëm i zhgënjyer nga sjellja e disa aleatëve gjatë muajve të fundit. Prandaj është e qartë se ekziston të paktën një kërkesë për alternativa që do të na mundësonin të reduktonim nivelin e forcave tona në Europë”, deklaroi zyrtari. Qëndrimi i Rutte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka treguar njëfarë mirëkuptimi për zhgënjimin e Trump, por në të njëjtën kohë ka theksuar vazhdimisht se shumica e vendeve europiane kanë treguar gatishmëri për bashkëpunim. “Termat e referencës”, përveç kërkesës për garanci dhe besueshmëri lidhur me të drejtat e aksesit, përdorimin e bazave ushtarake dhe fluturimet mbi hapësirat ajrore të vendeve aleate, përfshijnë gjithashtu hapësirën kozmike, hapësirën kibernetike dhe “arkitekturën dhe infrastrukturën e inteligjencës që u mundësojnë Shteteve të Bashkuara të projektojnë fuqinë e tyre në nivel global”. Dokumenti thotë se Pentagoni do të përpiqet të përcaktojë nëse vendet aleate kanë një plan të besueshëm për të përmbushur angazhimet për shpenzimet e marra në kuadër të NATO-s dhe për të plotësuar boshllëqet në forcat e reagimit ndaj krizave të Aleancës, në atë që njihet si “NATO Force Model”./Corriere Della Sera SI.E./ReportTv.al BE donald trump Pete Hegseth SHBA nato Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5091 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
