Lufta në Iran mund të përfjë rreth kohës së zgjedhjeve afatmesme (midterm) në Shtetet e Bashkuara. Këtë deklaratë e bëri presidenti amerikan, Donald Trump, teksa foli në margjinat e turneut të golfit Irish Open. Sipas Trump, Teherani “dëshiron me çdo kusht të arrijë një marrëveshje”. “Varet nga ata”, shtoi presidenti amerikan.
Ndërkohë, ngërçi diplomatik vazhdon. Takimi në Oman mes vendeve të Gjirit dhe Iranit, ku pritej të diskutoheshin marrëveshje të mundshme lidhur me ngushticën e Hormuzit, është shtyrë.
Ndërkohë, konflikti është zgjeruar edhe në Jemen, pas sulmeve të rebelëve Houthi ndaj bazave ushtarake saudite. Top Channel

