Lajme Zone
Trump emëron Katie Zacharian si zëdhënëse për mediat në Shtëpinë e Bardhë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Trump emëron Katie Zacharian si zëdhënëse për mediat në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Katie Zacharia-n si zëdhënëse të re të Shtëpisë së Bardhë, në vend të Karoline Leavitt. Lajmin e bëri të ditur të premten, më 9 tetor, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Katie Zacharia-n si zëdhënëse të re të Shtëpisë së Bardhë, në vend të Karoline Leavitt. Lajmin e bëri të ditur të premten, më 9 tetor, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social. Zacharia aktualisht punon si këshilltare e lartë për komunikimin në Truth Social, pjesë e kompanisë Trump Media & Technology Group. Ajo ka shërbyer më parë si zëdhënëse dhe zëvendëssekretare për çështjet publike në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve. E diplomuar në Universitetin Pepperdine dhe në fakultetin e drejtësisë së këtij universiteti, ajo është gjithashtu avokate dhe ka komentuar shpesh zhvillimet politike në media si Fox dhe Neusmax. Trump e vlerësoi punën e saj dhe e cilësoi një mbështetëse besnike që prej fillimit, duke shprehur bindjen se do të bashkëpunojë mirë me gazetarët dhe administratën amerikane. Ai vlerësoi gjithashtu punën e Leavitt gjatë kohës që mbajti këtë detyrë. Në reagimin e saj, Zacharia e cilësoi emërimin si nderin më të madh të jetës së saj dhe tha se synon të bashkëpunojë me gazetarët për të informuar publikun mbi punën e administratës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë është përgjegjëse për konferencat për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në emër të presidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: emerimi gruaja Trump