Lajme Zone
“Trump 2028″/ Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan habit me deklaratën: Fitova tri herë, tani do ta bëj përsëri
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Trump 2028″/ Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan habit me deklaratën: Fitova tri herë, tani do ta bëj përsëri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ironizoi gazetarët dhe kundërshtarët e tij politikë gjatë fjalimit në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke deklaruar se synonte të kandidonte dhe të fitonte “zgjedhjet e katërta”, një referencë ironike ndaj pretendimit të tij se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe komenteve të mëparshme për një mandat të tretë, pavarësisht se Kushtetuta amerikane lejon vetëm dy mandate presidenciale.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ironizoi gazetarët dhe kundërshtarët e tij politikë gjatë fjalimit në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke deklaruar se synonte të kandidonte dhe të fitonte “zgjedhjet e katërta”, një referencë ironike ndaj pretendimit të tij se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe komenteve të mëparshme për një mandat të tretë, pavarësisht se Kushtetuta amerikane lejon vetëm dy mandate presidenciale. Presidenti mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Uashington të premten në mbrëmje, e cila ishte shtyrë nga prilli për arsye sigurie, pasi një person hapi zjarr pranë një pike kontrolli jashtë vendit ku do të mbahej aktiviteti.

Një ditë më parë, administrata Trump kishte tërhequr përkohësisht një përpjekje për të detyruar gazetarët të dëshmonin në gjykatë lidhur me raportimet e tyre.

Gjatë fjalimit, që zgjati rreth një orë, Trump përdori një ton kryesisht humoristik dhe sarkastik, duke bërë batuta me median dhe figura të njohura politike.

Duke folur për konfliktin me Iranin, ai deklaroi se situata po shkonte “jashtëzakonisht mirë”, ndërsa iu drejtua të pranishmëve me fjalët:

“Mos u besoni lajmeve të rreme.”

Në fund të fjalimit, ai mbylli me një tjetër batutë, duke deklaruar se synonte të kandidonte dhe të fitonte “zgjedhjet e katërta”, një referencë ironike ndaj pretendimit të tij se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe komenteve të mëparshme për një mandat të tretë, pavarësisht se Kushtetuta amerikane lejon vetëm dy mandate presidenciale.

“Fitova tri herë, tani do ta bëj përsëri”, tha Trump me sarkazëm, ndërsa vendosi në kokë një kapele të kuqe me mbishkrimin “Trump 2028”. Top Channel