Lajme Zone
Tronditet Wall Street në SHBA, 4 trilionë dollarë avullojnë nga bursat, në krizë gjigantët e inteligjencës artificiale
PolitikëPamfleti

Tronditet Wall Street në SHBA, 4 trilionë dollarë avullojnë nga bursat, në krizë gjigantët e inteligjencës artificiale

Indeksi S&P 500 humbi 3.7% gjatë së premtes, duke regjistruar një rënie prej më shumë se 10% gjatë muajit të fundit. Ky është pragu që në gjuhën e tregjeve financiare përcakton hyrjen në fazën e korrigjimit.

Në Shtetet e Bashkuara, Wall Street është në rrëmujë pas rënies së kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale Shqetësimet mbi modelin ekonomik të kompanive, pasiguria për të ardhmen e qendrave të të dhënave dhe problemet që kanë përfshirë gjigantin Nvidia kanë fshirë triliona dollarë nga vlera e tregut. Bursa amerikane po përjeton një nga javët më të këqija që prej krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Bursa amerikane u përfshi nga një valë e fortë shitjesh gjatë së premtes, duke e mbyllur sesionin me humbje të thella, pas rënies së aksioneve të kompanive të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me inteligjencën artificiale. Rënia është veçanërisht e fortë pasi vjen vetëm një ditë pas debutimit në bursë të Anthropic, një prej kompanive kryesore të këtij sektori, në atë që u konsiderua si oferta më e madhe publike fillestare në histori.

Indeksi S&P 500 humbi 3.7% gjatë së premtes, duke regjistruar një rënie prej më shumë se 10% gjatë muajit të fundit. Ky është pragu që në gjuhën e tregjeve financiare përcakton hyrjen në fazën e korrigjimit.

Nasdaq Composite, ku kompanitë e teknologjisë kanë peshë të konsiderueshme, ra me 5.28%. Që prej rekordit historik të regjistruar më 6 tetor, indeksi ka humbur rreth 18% të vlerës së tij. Ai tashmë rezulton me bilanc negativ për këtë vit, pas disa vitesh rritjeje dyshifrore, që nisën pas publikimit të modelit të parë ChatGPT nga OpenAI në vitin 2022.

Ndërkohë, Dow Jones, ku sektori i teknologjisë ka peshë më të vogël, ra me 1.93%, duke e çuar humbjen mujore në 8.2%.

Kështu, bursa amerikane po mbyll një nga javët më të këqija që prej marsit 2020, kur pandemia Covid-19 dhe masat e izolimit në mbarë botën shkaktuan tronditje të mëdha në tregjet financiare.

Shifrat janë veçanërisht domethënëse. Që prej fillimit të javës, kompanitë e përfshira në indeksin Nasdaq Composite kanë humbur më shumë se 4 trilionë dollarë në vlerë tregu, një shumë e krahasueshme me vlerën e njëzet kompanive sa LVMH. Asnjë prej gjigantëve të teknologjisë, të njohur si “Magnificent Seven”, nuk i ka shpëtuar rënies. Apple rezulton më pak e prekur, me një humbje prej vetëm 4% gjatë javës.

Edhe Anthropic, e cila sapo ka hyrë në bursë, pati një ditë të vështirë. Aksionet e saj ranë me 8.5% të premten, duke fshirë pothuajse të gjitha fitimet e ditës së parë të tregtimit. Aksioni u ofrua fillimisht me 83 dollarë të enjten, ndërsa kërkesa e lartë e çoi çmimin deri në 111 dollarë gjatë mesditës, përpara se të mbyllej në 97 dollarë. Të premten, vlera zbriti në 88.90 dollarë.

2.8 trilionë dollarë të fshirë nga Nvidia në 45 ditëGoditjen më të rëndë nga kjo situatë po e përjeton Nvidia. Një pjesë e madhe e trazirave aktuale lidhet me krizën që ka përfshirë kompaninë, e cila konsiderohet njëkohësisht furnizuese kryesore e procesorëve që mundësojnë revolucionin e inteligjencës artificiale dhe një prej financuesve të rëndësishëm të këtij sektori, përmes investimeve të shumta në kompani të ndryshme.

Drejtuesi historik i kompanisë, Jensen Huang, i konsideruar si një prej figurave më të rëndësishme të revolucionit të inteligjencës artificiale, është larguar nga detyra me vendim të bordit drejtues, pasi pranoi se kishte pasur dy marrëdhënie jashtëmartesore. Njëra prej tyre ishte me Alice Huang, e dyshuar se punonte si spiune në shërbim të Pekinit dhe se kishte ndihmuar në anashkalimin e embargos amerikane për eksportin drejt Kinës të procesorëve më të avancuar të Nvidia-s.

Kompania, e cila po përballet gjithashtu me një hetim nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC), regjistroi një tjetër rënie prej 14% të aksioneve gjatë së premtes. Që prej nivelit më të lartë të arritur në fillim të tetorit, vlera e tyre ka rënë me rreth 48%.

Në vetëm 45 ditë, Nvidia ka humbur më shumë se 2.8 trilionë dollarë nga kapitalizimi i saj në bursë. Kjo shumë është më e madhe se vlera e përgjithshme e të gjitha kompanive të përfshira në indeksin francez CAC 40, duke përbërë një rekord historik.

Problemet e Nvidia-s po ndikojnë në të gjithë ekosistemin e inteligjencës artificiale. Investitorët druhen se drejtimi i ri i kompanisë mund të jetë më pak i prirur të investojë fitimet e saj në këtë sektor.

Për më tepër, Nvidia nuk është e vetmja kompani që përballet me shqetësime lidhur me rreziqet e mundshme të spiunazhit industrial nga Kina. AMD, një tjetër emër i rëndësishëm në industrinë e çipave, humbi 13.25% të vlerës së aksioneve të premten, pas publikimit të një investigimi nga media online Hunterbrook mbi marrëdhëniet e kompanisë me Pekinin.

Megjithatë, përgjegjësia për këtë situatë nuk mund t'i atribuohet vetëm Jensen Huang. Problemet e tij kanë tërhequr vëmendjen e mediave, por kanë shërbyer kryesisht si shkëndijë për një treg që prej muajsh po grumbullonte arsye për shqetësim.

Investimet masive dhe pasiguria politike shtojnë presioninShqetësimi i parë, me karakter strukturor, lidhet me vështirësinë për të kthyer në fitime investimet gjigante që kërkohen për zhvillimin e inteligjencës artificiale, veçanërisht ndërtimin e qendrave të të dhënave (data centers).

Kompanitë kryesore të këtij sektori ende nuk kanë dëshmuar se janë në gjendje të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme nga modelet e tyre, të cilat janë njëkohësisht shumë të avancuara dhe tepër të kushtueshme për t'u zhvilluar e mirëmbajtur.

Bankat kryesore vazhdojnë të parashikojnë rritje të konsiderueshme të sektorit gjatë vitit 2027, por njëkohësisht po u rekomandojnë klientëve të tyre të diversifikojnë portofolet e investimeve, për të kufizuar ekspozimin ndaj rreziqeve.

Shqetësimi i dytë lidhet me zhvillimet politike në SHBA. Fitorja e gjerë e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit ka nxjerrë në pah pakënaqësinë e një pjese të elektoratit ndaj inteligjencës artificiale në përgjithësi dhe qendrave të të dhënave në veçanti.

Disa prej përfaqësuesve të sapozgjedhur kanë promovuar masa që synojnë ngadalësimin, apo edhe pezullimin e përkohshëm të zgjerimit të shpejtë të këtyre infrastrukturave.

Investitorët po ndjekin gjithashtu me vëmendje mbledhjen e ardhshme të Rezervës Federale Amerikane, ku mund të diskutohet një rritje e normave të interesit për të luftuar inflacionin e vazhdueshëm. Ky i fundit lidhet, ndër të tjera, me rritjen e çmimeve të energjisë, të nxitura nga lufta në Iran e nisur nga Donald Trump.

Një rritje e kostos së huamarrjes do të rëndonte veçanërisht mbi sektorin e inteligjencës artificiale, pasi një pjesë e investimeve të tij gjigante financohet përmes borxhit.

Trump nuk është një nga faktorët kryesorë të rënies së tregjeveAs konferenca për shtyp e Donald Trump, e mbajtur të premten pas kthimit nga vizita në Kinë, nuk ndihmoi në qetësimin e tregjeve. Presidenti amerikan la të kuptohej se mund të ndalojë ndërtimin e qendrave të të dhënave jashtë territorit amerikan nga kompanitë e SHBA-së.

Megjithatë, është domethënëse që Donald Trump nuk është një prej aktorëve kryesorë të rënies aktuale të bursës. Kjo përbën një ndryshim nga periudhat e mëparshme, kur lëvizjet e mëdha në tregjet financiare pas rikthimit të tij në pushtet lidheshin drejtpërdrejt me vendimet e paparashikueshme të presidentit.

Mes tyre kanë qenë nisja e luftës tregtare në prill 2025, kërcënimet me tarifa doganore ndaj Kinës, deklaratat për një ndërhyrje në Groenlandë, lufta në Iran dhe ndërhyrja ushtarake në Venezuelë.

Trump nuk është më shkaktari kryesor i trazirave në tregje, por nuk po shfaqet as si figura që mund t'i frenojë ato.

“Sa herë që tregjet kanë përjetuar korrigjime të mëdha që prej janarit 2025, Donald Trump ka qenë në gjendje të ndërhyjë për të ndalur rënien dhe për të vendosur një nivel minimal të çmimeve. Ky skenar është përsëritur pothuajse sistematikisht”, vëren publikimi i specializuar në analizën e tregjeve, Kobeissi Letter.

“Por ajo që e bën të veçantë korrigjimin e tregut gjatë 45 ditëve të fundit është fakti se Wall Street nuk po pret më një ndërhyrje nga presidenti Trump”, përfn analiza.tronditet wall street në shba në krizë gjigantët e inteligjencës artificiale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota A mund të qëndrojë i bashkuar blloku opozitar izraelit kundër Netanyahut? 21 Nëntor 2026, 09:2009:20Rajoni dhe Bota Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë godet Perunë, banorët largohen nga shtëpitë (Video) 21 Nëntor 2026, 08:5808:58Rajoni dhe Bota Skandal miliardash me çipat e Nvidia-s, zbulohet rrjeti kinez me lidhje ushtarake që po hetohet nga SHBA 21 Nëntor 2026, 08:3708:37Rajoni dhe Bota Trump përballë orës politike: Pse kërkon marrëveshje për Ukrainën para janarit dhe si po i bën presion Moskës 21 Nëntor 2026, 08:3408:34Rajoni dhe Bota FBI sërish në shënjestër të hakerëve, sulmi synoi bazën kombëtare të të dhënave kriminale 21 Nëntor 2026, 08:0908:09Rajoni dhe Bota Trump e quajti Putinin mik, shpërthen Zelensky: Ai është vetëm një vrasës 21 Nëntor 2026, 07:2707:27Rajoni dhe Bota