Lajme Zone
Tronditet bursa e Nju Jorkut/ Wall Street përjeton një nga ditët më të këqija, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tronditet bursa e Nju Jorkut/ Wall Street përjeton një nga ditët më të këqija, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të forta, duke humbur plot 3.2 trilionë dollarë në vlerë.

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të forta, duke humbur plot 3.2 trilionë dollarë në vlerë. Tërheqja masive e investitorëve nga aksionet, veçanërisht ato të sektorit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, tronditi bursën e Nju Jorkut.

Rënia fshiu fitimet e konsiderueshme të regjistruara pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e zgjerimit të qendrave të të dhënave shtuan pasigurinë në tregje.

Indeksi Industrial Dow Jones ra me 3.44%, duke u ndalur në 51,521.28 pikë. Edhe S&P 500 regjistroi një humbje të fortë prej 4.3%, duke zbritur në 7,353.80 pikë, ndërsa Nasdaq pësoi rënien më të madhe, me 5.52%, duke arritur në 24,315 pikë.

Në qendër të shqetësimeve janë kompanitë e teknologjisë dhe ato të lidhura me inteligjencën artificiale, aksionet e të cilave ranë për të dytën ditë radhazi.

Investitorët po shfaqin gjithnjë e më shumë pasiguri për ritmin e investimeve në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, veçanërisht në ndërtimin dhe zgjerimin e qendrave të të dhënave.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në klimën e tregjeve është rezultati politik në SHBA. Frika se një fitore e thellë e demokratëve mund të sjellë pengesa ose ngadalësim të projekteve për zgjerimin e qendrave të të dhënave ka shtuar presionin mbi aksionet e këtij sektori. Top Channel