Lajme Zone
Tronditëse/ Rrëmbeu mbesën 10-ditëshe nga spitali dhe tentoi të arratisej drejt Rumanisë, arrestohet gjyshja në Itali
Të tjeraTop Channel

Tronditëse/ Rrëmbeu mbesën 10-ditëshe nga spitali dhe tentoi të arratisej drejt Rumanisë, arrestohet gjyshja në Itali

Një grua me origjinë rumune është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se ka marrë pa leje mbesën e saj vetëm 10-ditëshe nga një spital në provincën e Kazertës dhe është larguar me automjet drejt veriut të Italisë.

Një grua me origjinë rumune është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se ka marrë pa leje mbesën e saj vetëm 10-ditëshe nga një spital në provincën e Kazertës dhe është larguar me automjet drejt veriut të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 9 gusht. Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, gjyshja ka hyrë në spitalin ku ndodhej e shtruar vajza e saj dhe ka marrë foshnjën nga krevati, pa njoftuar personelin apo autoritetet.

Pas alarmit të ngritur nga skuadra mobile e Kazertës, policia rrugore është vënë në lëvizje për të gjetur automjetin. Të nesërmen, targat e makinës u identifikuan dhe një patrullë e policisë rrugore në Firence arriti ta lokalizojë dhe ta ndalojë automjetin në autostradën A1.

Në makinë ndodhej edhe foshnja, e cila ishte vetëm dhjetë ditëshe. Gruaja u arrestua, ndërsa gjyqtari hetues në Toskanë ka konfirmuar masën e arrestit.

Sipas informacioneve të para të mbledhura nga hetuesit, qëllimi i gruas dyshohet se ishte të kalonte kufirin italian dhe të strehohej në Rumani me foshnjën. Top Channel