Lajme Zone
Tronditëse në Shkodër/ Burri vret me armë zjarri gruan, arrestohet nga policia
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Tronditëse në Shkodër/ Burri vret me armë zjarri gruan, arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Ngjarja është regjistruar në lagjen Dërçin, ku sipas informacioneve paraprake, pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur e vrarë një grua.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

Informacionet janë paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për detaje të mëtejshme. Top Channel