Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tritol makinës në Lezhë/ Dëme materiale, nuk raportohet për persona të lënduar


Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi, garazh, pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Automjeti, të cilit i është vendosur lëndë plasëse, është në pronësi të Aleks Ndocit, i cili jeton ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë, por nuk dihen ende motivet, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij. Edhe makina tjetër, që ndodhet pranë saj, është e të vëllait dhe ka pësuar dëmtime.

Policia po heton dhe ka parë kamerat e sigurisë për të identifikuar lëvizjet e mundshme të autorit ose autorëve, si dhe mënyrën se si kanë depërtuar deri në bodrumin e pallatit ku ishin parkuar mjetet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Lezhëmakinëtritol