Lajme Zone
‘Trimit’ nga Kosova nuk i dalin 3 korsitë, lëviz me shpejtësi te emergjenca
KulturëJOQ Albania

‘Trimit’ nga Kosova nuk i dalin 3 korsitë, lëviz me shpejtësi te emergjenca

Dyndja e turistëve dhe pushuesve në drejtim të bregdetit shqiptar gjatë kësaj periudhe ka sjellë fluks në akset kryesore, por duket se për disa drejtues mjetesh rregullat e qarkullimit rrugor dhe infrastruktura nuk ekzistojnë.

Një rast i flagrant është regjistruar në autostradën Durrës-Tiranë, ku pavarësisht se aksi tanimë disponon tri korsi lëvizjeje për secilin kah dhe nuk ka as trafik, një drejtues mjeti me targa të Kosovës ka zgjedhur të sfidojë çdo normë sigurie.

Në vend që të udhëtojë në korsitë e caktuara, "trimi" me automjetin luksoz tip Audi është shfaqur duke lëvizur me shpejtësi të lartë në korsinë e emergjencës, hapësirë kjo e cila është e rezervuar rreptësisht vetëm për kalimin e automjeteve të ndihmës së shpejtë, policisë apo zjarrfikëseve në raste emergjence.

Ky veprim i papërgjegjshëm jo vetëm që përbën një shkelje të rëndë të Kodit Rrugor, por rrezikon drejtpërdrejt jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës dhe bllokon ndërhyrjen e mundshme të mjeteve të emergjencës në rast aksidentesh.

Kjo ngjarje risjell në vëmendje nevojën e shtimit të kontrolleve dhe masave ndëshkimore ndaj shoferëve që shfrytëzojnë korsinë e emergjencës për t'i shpëtuar trafikut, duke kthyer arrogancën në timon në një rrezik konstant për sigurinë publike.