Travis Kelce ka folur për herë të parë publikisht për martesën e tij me yllin e muzikës Taylor Swift, duke e cilësuar ceremoninë si “natën më të mirë të jetës sime”.
Çifti u martua më 3 korrik në Madison Square Garden në New York, në një ceremoni private ku morën pjesë shumë emra të njohur të Hollywood-it. Detajet e dasmës janë mbajtur larg publikut dhe deri tani nuk janë publikuar fotografi zyrtare nga ceremonia.
Gjatë një prononcimi në kampin stërvitor të Kansas City Chiefs, Kelce tha se martesa në Madison Square Garden ishte edhe përmbushja e një ëndrre të fëmijërisë, duke e përshkruar eventin si “një natë të çmendur”. Ai falënderoi drejtuesit e arenës për mundësinë që çifti të zhvillonte një event privat.
“Ishte paksa interesante të jetoja ëndrrën time të fëmijërisë për të qenë në atë vend, në Mekën e të gjitha vendeve sportive, duke qenë në gjendje të martohesha atje”, u tha Kelce gazetarëve në kampin stërvitor të Kansas City Chiefs në Missouri.
Futbollisti amerikan iu referua Swift për herë të parë publikisht si “gruaja ime”, duke konfirmuar martesën, e cila ishte mbajtur në fshehtësi deri në momentin kur ekranet e mëdha të arenës njoftuan se ata ishin zyrtarisht të martuar.
Kelce foli gjithashtu për të ardhmen e tij në NFL. 36-vjeçari, i cili ka fituar tre Super Boël me Chiefs, tha se ka ende shumë dashuri për sportin dhe dëshiron të rikthehet në fushë për të treguar se mund të luajë në një nivel më të lartë se sezonin e

