Lajme Zone
Transportonte dy armë zjarri me taksi drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 30-vjeçari
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonte dy armë zjarri me taksi drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Dibër, pasi dyshohet se transportonte me taksi një kallashnikov dhe një pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Dibër, pasi dyshohet se transportonte me taksi një kallashnikov dhe një pistoletë, së bashku me municion luftarak. Armët u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit, në zonën e rrethrrotullimit të Bllatës.

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksia”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi A. T., 30 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të taksisë që drejtohej nga 30-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën në sediljen e pasme një armë zjarri kallashnikov me 13 fishekë, si dhe një pistoletë me një fishek në fole dhe një tjetër në krehër.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se armët ishin marrë në zonën e Tufinës, në Tiranë, me qëllim transportimin e tyre drejt Maqedonisë së Veriut.

Dy armët e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Top Channel