Lajme Zone
Transformimi i shërbimit onkologjik/ QSUT nënshkruan marrëveshje me Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Transformimi i shërbimit onkologjik/ QSUT nënshkruan marrëveshje me Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit  duke shënuar një hap të rëndësishëm për transformimin e shërbimit onkologjik.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit duke shënuar një hap të rëndësishëm për transformimin e shërbimit onkologjik.

Bashkëpunimi me një nga qendrat më të njohura europiane të ekselencës në fushën e onkologjisë synon forcimin e kapaciteteve klinike, shkencore dhe organizative, si dhe afrimin e praktikave të kujdesit për pacientët shqiptarë me standardet më të avancuara europiane.

“Përmes këtij bashkëpunimi do të fuqizojmë kapacitetet profesionale, do të standardizojmë protokollet sipas praktikave më të mira europiane dhe do të integrojmë teknologjitë më të avancuara, nga inteligjenca artificiale dhe diagnostika digjitale, te telemjekësia dhe sistemet moderne të vendimmarrjes klinike” Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala theksoi se marrëveshja vendos themelet e një partneriteti strategjik dhe afatgjatë ndërmjet Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, i cili do të mbështesë ngritjen e Qendrës së Studimeve Klinike pranë QSUT, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë të bëhet pjesë aktive e kërkimit shkencor ndërkombëtar dhe duke u ofruar pacientëve shqiptarë akses më të hershëm në terapitë inovative.

Një tjetër pikë e rëndësishme e marrëveshjes është mbështetja për krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik Shqiptar, me Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” si qendër kombëtare referimi duke garantuar standarde të unifikuara të kujdesit dhe akses të barabartë në shërbimet onkologjike për pacientët në të gjithë vendin./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet