Lajme Zone
Transferimi në burgun e Fierit, Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Transferimi në burgun e Fierit, Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Sipas Veliajt, Bodo ka shkelur ligjin duke urdhëruar transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Kryebashkiaku pretendon se vendimi për transferimin është marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe kërkon që Prokuroria të hetojë përgjegjësinë e drejtueses së sistemit penitenciar.

Sadleva Bodo dhe Erion Veliaj Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për shpërdorim detyre. Veliaj pretendon se transferimi i tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit është kryer në kundërshtim me ligjin Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas Veliajt, Bodo ka shkelur ligjin duke urdhëruar transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Kryebashkiaku pretendon se vendimi për transferimin është marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe kërkon që Prokuroria të hetojë përgjegjësinë e drejtueses së sistemit penitenciar.

Kallëzimi vjen një ditë pas denoncimeve që avokati i tij, Plarent Ndreca, bëri nga burgu i Fierit, ku kishte zhvilluar një takim me kryebashkiakun.

Ndreca deklaroi se Veliaj po përballet me një trajtim që ai e cilësoi si persekutim shëndetësor. Sipas avokatit, mbrojtja nuk ka arritur të sigurojë dokumentacionin mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore të klientit të tij, ndërsa Veliaj vazhdon të qëndrojë në ambientet e spitalit të burgut, në izolim dhe pa mundësi komunikimi.

“Ky është një persekutim shëndetësor”, deklaroi Ndreca, duke kundërshtuar mënyrën se si administrata penitenciare po e trajton kryebashkiakun e Tiranës.

Në të njëjtën ditë, drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë në burgun e Fierit, pikërisht në institucionin ku ndodhet Veliaj. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Bodo u takua me stafin dhe inspektoi infrastrukturën, kushtet e qëndrimit dhe organizimin e punës në këtë institucion.

Drejtoria e paraqiti burgun e Fierit si një model të zhvillimit të sistemit penitenciar, duke theksuar programet e rehabilitimit, mundësitë e punësimit, arsimimin dhe kushtet për ushtrimin e besimit fetar.

Gjatë vizitës, drejtuesit testuan edhe kushtet teknike për zhvillimin e seancave gjyqësore online me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vizita e Bodos në Fier përkon me denoncimet e mbrojtjes së Veliajt.

Me kallëzimin penal ndaj Sadleva Bodos, Veliaj kërkon tashmë që Prokuroria e Tiranës të shqyrtojë ligjshmërinë e transferimit të tij nga Durrësi në Fier dhe përgjegjësinë e mundshme penale të drejtueses së Burgjeve.sadleva bodo dhe erion veliaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet BIRN: Projektligji anti-SLAPP i qeverisë, nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve! 13 Nëntor 2026, 11:1711:17Aktualitet Kreu i Policisë së Shtetit takim me drejtorin e Antimafias në Itali, plan i ri kundër grupeve kriminale dhe trafikut të drogës 13 Nëntor 2026, 10:5210:52Aktualitet Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen 13 Nëntor 2026, 10:3410:34Aktualitet JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje 13 Nëntor 2026, 10:1910:19Aktualitet U arrestua për tjetërsim pronash, Arben Voja transportohet me urgjencë në spital 13 Nëntor 2026, 10:1710:17Aktualitet Nga vizita e ministrit te kallëzimi anonim, avokati Ndreca tregon prapaskenat si Edi Rama po përndjek Veliajn në burg 13 Nëntor 2026, 09:1109:11Aktualitet