Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Transferimi i Veliajt në Fier, Kulluri: Kryebashkiaku të njihet me vendimin, pse ‘Burgjet’ s’e bëjnë publik?


Kulluri kritikon edhe mosnjoftimin e Veliajt apo avokatit të tij, Plarent Ndreca, për transferimin pasi nuk bëhet fjalë për një person të zakonshëm. Analisti thotë se pavarësisht se vendimi për transferimin u cilësua “sekret shtetëror”, avokati dhe Veliaj duhet të njihen me të.

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në të Fierit përbën disa shkelje të të drejtave të njeriut, thotë analisti Edvin Kulluri. Në diskutimin në “Repolitix” në Report Tv, ai i referohet ngjarjes së sotme të dërgimit të kryebashkiakut të Tiranës në spitalin e burgut, ndërsa prej 2 javësh ka kërkuar ekzaminim mjekësor për këmbën. Kulluri kritikon edhe mosnjoftimin e Veliajt apo avokatit të tij, Plarent Ndreca, për transferimin pasi nuk bëhet fjalë për një person të zakonshëm, por një të zgjedhur me votë. LEXO edhe...Humbja e Trump sjell ndryshime në Shqipëri? Nesturi: Më shumë mbështetje SPAK-ut për luftën ndaj korrupsionit! Kulluri: Goditje lobimeve në SHBA “I paraburgosuri Veliaj pretendon që ka kërkuar prej 2 javësh shtrimin në spital dhe nuk i është dhënë kjo e drejtë. Është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. I paraburgosuri ka të drejtën të njoftohet avokati i tij për transferimin e tij se nuk është top futbolli apo thes me miell. Është i paraburgosur dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, s’mund të bëhet kjo”, tha Kulluri. Analisti thotë se pavarësisht se vendimi për transferimin u cilësua “sekret shtetëror”, avokati dhe Veliaj duhet të njihen me të. “Ke detyrim ta njoftosh të paraburgosurin dhe avokatin e tij me vendim. Vendim nuk ka. Është shkelje e të drejtave të njeriut. Institucioni i Burgjeve nuk i jep llogari avokatit për vendimin që merr. Ai duhet të njihet me vendimin. Përderisa avokati s’ka vendim, nuk ka vendim. Gjëja më e rëndë është komunikimi i kryeministrit me avokatin në këtë situatë. Ç’punë ka kryeministri të komunikojë me avokatin?”, përfi Kulluri. P.J/SI.E./ReportTv.al burgu i fierit edvin kulluri repolitix erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 23.3% Asnjërin 21.2% Vota total: 523 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?