Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj kallëzoi për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo. Kallëzimi i dorëzuar nga avokati Plarent Ndreca, lidhet me transferimin e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në Fier, me një urdhër të 28 tetorit, që u quajt sekret shtetëror të cilin kryebashkiaku ende nuk e ka njohur. Veliaj thotë se transferimi është kryer në mënyrë të paligjshme, jo vetëm pa u njohur me urdhrin përkatës, por edhe pa iu komunikuar arsyet ligjore që justifikonin këtë vendimmarrje. Sipas pretendimeve të tij, përgjegjësia penale për këtë veprim bie mbi drejtoreshën e Burgjeve, e cila ka firmosur urdhrin e transferimit. Erion Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Bashkinë e Tiranës. LEXO EDHE:Të gjithë ‘sy e veshë’ nga Asambleja e PS të shtunën! Rama përballë çështjeve të ‘nxehta'; Kandidatët në zgjedhje, Veliaj dhe ndryshime të mundshme në qeveri Më 28 tetor 2026, ai u transferua drejt IEVP Fier me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Lëvizja u kundërshtua menjëherë nga kryebashkiaku, i cili deklaroi se nuk ishte informuar paraprakisht për destinacionin dhe as për arsyet e transferimit. Në një reagim publik, Veliaj e cilësoi këtë veprim si një transferim politik dhe pretendoi se mënyra e realizimit të tij cenonte të drejtat ligjore të një personi në paraburgim. Më herët për transferimin e beftë, Veliaj përmes një letre akuzoi kryeministrin Edi Rama. Qytetari i parë i Tiranës thotë se ministri i drejtësisë Toni Gogu në vizitën e tij i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmoi takimin me Veliajn, por mohoi akuzat. Xh.K / SI.E. Xh.K Shqiptarja.com TAG: prokuroria e tiranes sadleva bodo arrestimi i erion veliajt erion veliaj Drejtoria e Burgjeve Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento ISH OF. I STRUKT. TË SHTETIT: 13/11/2026 13:37 Si morre nuk e ke i lyetur të uruarin.Herë tjetër pyeteni. Përgjigju Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 17:55
Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.6% Të gabuar 24.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 1483 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

