Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit, për të cilat Drejtoria e Burgjeve njoftoi se janë realizuar nga data 16 deri më 27 tetor. Një burim i sigurt i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se në këtë inspektim përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Për këtë të fundit dikasteri do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura. Top Channel

