Lajme Zone
Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Spanjë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur pranë qytetit të Toledos, në zonën mes Los Yébenes dhe Urda.

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Spanjë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur pranë qytetit të Toledos, në zonën mes Los Yébenes dhe Urda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë. Në aksident janë përfshirë një tren i shpejtësisë së lartë AVE, i kompanisë Renfe, dhe një tren i kompanisë Iryo, të cilët po udhëtonin në drejtime të kundërta.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, si pasojë e përplasjes, dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në një terren të pjerrët pranë hekurudhës. Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe disa njësi mjekësore, përfshirë helikopterë të urgjencës.

Dëshmitarët kanë raportuar për pasoja të rënda nga aksidenti, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar numrin e viktimave, ku pretendohet të jenë të paktën 10.

Për shkak të aksidentit, kompania që administron infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, ADIF, ka pezulluar qarkullimin e trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Madrid-Andaluzia. Top Channel