Lajme Zone
Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person

KOSOVË- Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Malishevë.

KOSOVË- Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Malishevë. Sipas mediave në Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gruaja që humbi jetën ishte shtatzënë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së. Ndërkohë, burri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Ai është i intubuar dhe i lidhur me respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore. Deri më tani, nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kosove policia