Lajme Zone
Tragjike në Itali/ E zuri poshtë porta metalike, ndërron jetë biznesmeni shqiptar (EMRI)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjike në Itali/ E zuri poshtë porta metalike, ndërron jetë biznesmeni shqiptar (EMRI)

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.

Itali - Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku shqiptari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të. LEXO edhe...Itali/ I riu shqiptar masakroi me thikë nënën e tij, kryebashkiaku i Chiarit: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar. Xh.K/ReportTv.al itali Bashkim Rushani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.1% Asnjërin 21.1% Vota total: 431 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?