Lajme Zone
Tragjike në Greqi/ Motori përplaset me monopatinën, ndërrojnë jetë dy shqiptarët
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjike në Greqi/ Motori përplaset me monopatinën, ndërrojnë jetë dy shqiptarët

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy të rinj shqiptarë. Sipas mediave viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç.

Greqi - Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy të rinj shqiptarë. Sipas mediave viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku motori i drejtuar nga 34-vjeçari është përplasur me monopatinën elektrike me të cilën udhëtonte 36-vjeçari. LEXO edhe...Greqi/ Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Kretë, 2 të vdekur e dhjetëra të evakuuar, vijojnë operacionet e shpëtimit Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej tyre ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, shqiptari tjetër u transportua në gjendje kritike në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk i mbijetoi plagëve të marra. Xh.K/ReportTv.al greqi aksident rrugor Mariglen Nofulla Ardit Elezi Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.7% Jo 21.3% Nuk e di 8% Vota total: 1116 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?