Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)


Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa u përfshi nga flakët. Viktima jetonte i vetëm dhe ishte i paralizuar. Dyshohet se flakët u shkaktuan nga një hkëndijë elektrike

Fier - Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në në Fermë- Çlirim, ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët. Sipas informacioneve paraprake viktima Fatmir Braçe ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm. Ndërkohë dyshohet se flakët u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike dhe bënë që çatia e shtëpisë të binte mbi të. LEXO EDHE:Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli “Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën”, njoftoi sot policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: zjarr Fier Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.1% Jo 39% Disi 6.9% Vota total: 1810 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?