Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim për 65-vjeçarin, Alban Hysenin i dyshuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy pjesëtarë të së njëjtës familje. Masa e sigurisë u vendos ditën e sotme, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Sipas dyshimeve të hetuesve, ai ka vrarë djalin e tij, pas një konflikti fizik në banesën e familjes në orët e para të 1 nëntorit. LEXO edhe...Identitete për 2 dollarë: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani Dyshimet e Prokurorisë lidhen edhe me vdekjen e vajzës së mitur, e cila u gjet e pajetë në shtratin e babait të saj, me shenja dhune dhe njolla gjaku. Sipas organit të akuzës, dyshohet se edhe ajo është vrarë nga babai i saj. Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh edhe rrezikun që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët dhe të koordinojë deklarimet e tyre. Vendimi për paraburgimin 30-ditor mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Kosovës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al kosove gjilan foshnje Alban Hyseni Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.4% Jo 43.5% Nuk e di 8.1% Vota total: 744 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
