ROSKOVEC- Banorët në fshatin Vidhisht të Roskovecit u zgjuan këtë të shtunë në heshtje dhe zi. Të afërm të familjes Plaka kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit çiftit bashkëshortor Kosta dhe Belere Plaka, që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë, pasi u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi.
Të afërm, fqinj dhe banorë të zonës po i bashkohen familjes në këtë ditë zie, ndërsa ngjarja ka lënë pas dhimbje të thellë dhe ka tronditur mbarë komunitetin.
Për shkak të frikës nga një konflikt i mundshëm mes familjeve, familjarët e autorit Buzi e tërhoqën trupin e 35-vjeçarit vetëm sot në mëngjes, nga frika për hakmarrje. Ceremonia e varrimit për çiftin bashkëshortor u zhvillua këtë të shtunë në 11, ndërsa varrimi i autorit të dyshuar është planifikuar të mbahet të dielën në orën 10:00.
Vendimi është marrë për të shmangur çdo tension mes familjeve, pasi ato jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet
