Një tragjet pasagjerësh i kompanisë Filo Denizcilik, që po udhëtonte nga Girne drejt Tashuçusë, u përmbys të dielën paradite pasi nisi të merrte ujë pranë brigjeve veriore të Qipros. Në vendngjarje ndërhynë anije të rojës bregdetare, helikopterë dhe mjete civile, ndërsa ambulancat prisnin në portin e Girnes (Kyrenia). Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, numër që mbetet nën kapacitetin maksimal të anijes. Autoritetet thanë se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa 237 janë shpëtuar dhe 23 rezultojnë ende të zhdukur. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon me ndihmën e dronëve dhe një avioni të vënë në dispozicion nga Ankaraja. LEXO EDHE:Nga festa e fejesës në tragjedi/ Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja! Përcillet sot në banesën e fundit “Shpresojmë të marrim lajme pozitive nga operacionet e kërkimit”, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Operacionet e shpëtimit kanë vijuar për orë të tëra, ndërsa tragjeti është fsur plotësisht. “Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një reagim të shpejtë nga shërbimet e shpëtimit dhe ato shëndetësore”, tha ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Erhan Arikli. Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, po verifikohet nëse në bord ndodheshin edhe shtetas italianë. Anija dërgoi sinjalin SOS në orën 12:10, duke raportuar se po merrte ujë rreth tre milje në veri të brigjeve të Qipros, menjëherë pasi ishte larguar nga porti. Sipas gazetës Kibris Postasi, kur tragjeti ndodhej rreth 2-2.5 kilometra larg brigjeve të Girnes, kapiteni vuri re se uji po hynte nga pjesa e përparme e anijes dhe u përpoq të kthehej, por nuk ia doli. Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore, Unal Ustel, tha se tragjeti duhej të ishte nisur një ditë më parë, por udhëtimi u shty për shkak të kushteve të këqija të motit. “Anija u godit fillimisht nga një valë në det të hapur dhe, ndërsa kapiteni përpiqej të rimerrte kontrollin, një valë e dytë bëri që të merrte ujë”, tha Ustel. Pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale tregojnë tragjetin e përmbysur, me një pjesë të trupit të tij ende mbi sipërfaqen e detit dhe shumë pasagjerë në ujë të pajisur me jelekë shpëtimi. Dëshmitarët thanë se, kur anija nisi të anohej dhe të merrte ujë, shumë persona u hodhën në det. Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar nëse në origjinë të aksidentit ka qenë një problem teknik, një defekt strukturor apo një shkak tjetër. Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, deklaroi se autoritetet turke po e ndjekin nga afër ngjarjen dhe po ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për operacionin e kërkim-shpëtimit. Linja detare mes Girnes, në Qipron Veriore, dhe Tashuçusë, në Turqi, përshkon Mesdheun duke lidhur bregun jugor të Turqisë me bregun verior të ishullit të Qipros. Distanca ajrore mes dy porteve është rreth 110-120 kilometra. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: qipro turqi Anije Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.7% Nuk e di 3% Vota total: 700 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
