Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara. Tre fëmijë humbën jetën, ndërsa dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur ndodhen në gjendje kritike pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në Jacksonville, në shtetin e Floridës. Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Jacksonville, Percy Golden, alarmi u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës. Ekipet e emergjencës mbërritën vetëm pak minuta më vonë dhe u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë të banesës, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym. LEXO edhe...Dëmet nga rrjetet sociale, kompania Meta do të paguajë 17 miliardë dollarë për të mbyllur padinë në SHBA, ndryshojnë rregullat në Instagram dhe Facebook për adoleshentët Dy të rritur kishin arritur të dilnin nga shtëpia së bashku me dy fëmijë përpara mbërritjes së zjarrfikësve. Gjatë kontrollit të banesës, ekipet e shpëtimit gjetën pa shenja jete tre fëmijët e tjerë. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur moshën e viktimave. Pamjet nga vendngjarja tregojnë familjarë të shkatërruar nga dhimbja. Sipas mediave amerikane, të afërmit që mbërritën në vendngjarje thanë se familja është me origjinë nga Shqipëria dhe se tre viktimat janë djem. Një fqinj tha për mediat se banorët e zonës u përpoqën të ndihmonin familjen në momentet dramatike të zjarrit. Sipas tij, disa persona arritën të prisnin një foshnjë dhe një të rritur që u hodhën nga dritarja e katit të dytë për t'i shpëtuar flakëve. Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa u shkatërrua plotësisht. Flakët prekën edhe dy banesa ngjitur, ndërsa disa ekipe të emergjencës vijuan punën në vendngjarje edhe pas shuarjes së zjarrit. Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë që mbetën të pastrehë si pasojë e zjarrit. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe është nën hetim. "Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky. Mendimet tona janë me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, me të plagosurit, me ata që mbetën pa strehë dhe me zjarrfikësit që u përballën me këtë ngjarje tragjike", thuhet në reagimin e Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Jacksonville. U.D/ReportTv.al jacksonville Florida SHBA zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.1% Keq 34% Nuk e di 12.8% Vota total: 2650 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

