Lajme Zone
Tragjedi në Kretë/ Dy shqiptarë humbin jetën në aksident
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Kretë/ Dy shqiptarë humbin jetën në aksident

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, i ndodhur në zonën e Kolymbarit, në Hania të Kretës.

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, i ndodhur në zonën e Kolymbarit, në Hania të Kretës.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shtetas shqiptarë, të moshave 28 dhe 34 vjeç, doli nga rruga për shkaqe që ende nuk janë sqaruar.

Si pasojë e daljes nga korsia, të rinjtë u përplasën me parmakun metalik mbrojtës, duke marrë plagë fatale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat i transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Hanias. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, të dy u shpallën të vdekur.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitetRajoni kretë