Lajme Zone
Tragjedi në Kanalin Anglez: Një migrant humb jetën, 3 plagosen dhe 72 shpëtohen
Të tjeraJOQ Albania

Tragjedi në Kanalin Anglez: Një migrant humb jetën, 3 plagosen dhe 72 shpëtohen

Një migrant ka humbur jetën dhe 72 të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë me më shumë se 110 persona, që po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, u vu nën monitorim nga autoritetet franceze.

Roja Bregdetare franceze bëri të ditur se një anije shpëtimi po monitoronte varkën në zonën e Gravelines, në veri të Francës, gjatë natës nga e enjtja në të premte. Në bord ndodheshin më shumë se 110 migrantë dhe 72 prej tyre kërkuan ndihmë dhe u morën në bordin e anijes së shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit gjetën në varkë një person që kishte nevojë për reanimim kardiopulmonar (CPR). Një helikopter shpëtimi u dërgua menjëherë në zonë, por personi u shpall i vdekur.

Sipas autoriteteve franceze, në varkë u gjetën edhe tre persona të tjerë të plagosur, njëri prej të cilëve kishte nevojë për trajtim urgjent mjekësor.

Viktima ishte një shtetas afgan 34-vjeçar. Sipas raportimeve të Daily Mail, një tjetër burrë ishte goditur me thikë, ndërsa dy gra kishin pësuar djegie në bordin e varkës.

Ndërkohë, 45 persona të tjerë që ndodheshin në bord vijuan udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe u morën nga një anije britanike e shpëtimit, bëjnë të ditur autoritetet franceze.