Lajme Zone
Tragjedi në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare në aksident, plagosen tre fëmijë
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare në aksident, plagosen tre fëmijë

Një aksident i rëndë automobilistik në Itali i ka marrë jetën një 31-vjeçareje me origjinë shqiptare, ndërsa tre fëmijë që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, banuese në Prata di Pordenone.

Një aksident i rëndë automobilistik në Itali i ka marrë jetën një 31-vjeçareje me origjinë shqiptare, ndërsa tre fëmijë që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, banuese në Prata di Pordenone.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 22 nëntorit, rreth orës 11:00, në zonën e Prata di Pordenone. E reja ishte duke udhëtuar drejt Villanova-s, së bashku me tre fëmijë, të cilët do të merrnin pjesë në festën e 10-vjetorit të ditëlindjes së nipit të saj.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, automjeti tip “Ford Fiesta” humbi kontrollin në një kthesë, për shkak të lagështirës në rrugë pas reshjeve të shiut. Makina doli nga rruga dhe u përplas fuqishëm me një shtyllë betoni, e cila u shemb dhe depërtoi në pjesën e përparme të automjetit. Përplasja ishte aq e fortë sa makina përfi e përmbysur mbi strukturën prej betoni, ndërsa 31-vjeçarja mbeti e bllokuar brenda automjetit të shkatërruar.

Zjarrfikësit ndërhynë për ta nxjerrë nga makina, ndërsa ekipet mjekësore i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli në Pordenone, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas mbërritjes, rreth orës 12:30.

Në automjet ndodheshin edhe tre të mitur: djali 6-vjeçar dhe vajza 4-vjeçare e viktimës, si dhe një shoqe e tyre 10-vjeçare.

Sipas raportimeve, fëmijët arritën të dilnin vetë nga automjeti pas aksidentit. Vajza 4-vjeçare u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones për kontrolle dhe trajtim mjekësor.

Të tre kishin pësuar dëmtime dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet nga personeli mjekësor.

Në vendngjarje mbërritën ambulancat, helikopteri mjekësor, zjarrfikësit dhe karabinierët e kompanisë Sacile.

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit. Mes të tjerash, po verifikohet edhe nëse të gjithë personat që ndodheshin në automjet i kishin vendosur siç duhet rripat e sigurimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Itali