Lajme Zone
Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqërohet 44-vjeçari (EMRAT)
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqërohet 44-vjeçari (EMRAT)

Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, në Bulqizë, pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjahu gjatë një gjuetie. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 13:40, 44-vjeçari Bledian Firi, banues në Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, por plumbi ka kapur aksidentalisht 29-vjeçarin Elson Lala, banues në fshatin Strikçan.

Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, në Bulqizë, pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjahu gjatë një gjuetie. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 13:40, 44-vjeçari Bledian Firi, banues në Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, por plumbi ka kapur aksidentalisht 29-vjeçarin Elson Lala, banues në fshatin Strikçan. Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas ngjarjes, Bledian Firi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar si provë materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: bulqize krim