Një person ka humbur jetën dhe 102 persona janë shpëtuar nga një traget pasagjerësh indonezian në Detin Java, tha një zyrtar. Një operacion kërkim-shpëtimi u nis pasi “Virgo Transport 8”, e cila transportonte 243 pasagjerë, humbi kontaktin me kullën ndërsa ndodhej në mes të motit të keq, njoftoi agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit. LEXO edhe...Shpërthen vullkani në Indonezi, mbyllen 8 aeroporte! Mbi 700 fluturime të pezulluara dhe mbi 150 mijë pasagjerë të bllokuar Kërkimi për pasagjerët e mbetur vijon. Trageti po udhëtonte nga Surabaya drejt Banjarmasin, qyteti i Kalimantanit të Jugut, dhe për herë të fundit u raportua se ndodhej rreth 150 km në jug të Banjarmasinit, rreth orës 02:00 lokale të dielën. Anije kërkim-shpëtimi dhe një helikopter janë dërguar në vendngjarje, ndërsa të gjitha anijet e tjera në atë zonë të Detit Java janë vënë në gatishmëri për të raportuar çdo shenjë të pasagjerëve. Ngjarja ndodh pas një incidenti të veçantë muajin e kaluar, kur një tjetër traget në Indonezi mori flakë pranë ishullit Madura, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave. Arkipelagu indonezian ka më shumë se 17.000 ishuj dhe tragetet janë një nga format më të zakonshme të transportit. P.J/ReportTv.al Indonezi deti java Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6428 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

