Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e grupit kriminal të Jetmir Papës, për trafik ndërkombëtar droge. Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja e cila do të vendosë vijimin e masës “arrest në burg”, të vendosur më herët ndaj Vukës, apo nëse do të caktojë një masë më të lehtë. Grupi kriminal, i cili vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë dhe që në të paktën 8 episode përgjatë viteve 2019-2021 ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, është ende duke u hetuar nga prokurori Alfred Shehu. LEXO EDHE:SKEDA/ ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë! I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome Sipas Prokurorisë së Posaçme, anëtarët e këtij grupi kanë trafikuar në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Florjan Vuka spak trafik droge Jetmir Pepa Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5286 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
