Qyteti i Lezhës është përballur këtë të diel me trafik të rënduar, ku radhët e gjata të automjeteve kanë krijuar kolona kilometrike, duke bllokuar lëvizjen në disa akse kryesore.
Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët shprehen se qarkullimi është bërë thuajse i pamundur, ndërsa pritjet e gjata kanë shkaktuar pakënaqësi te pushuesit dhe banorët e zonës.
Sipas tyre, mungesa e prezencës së efektivëve të Policisë Rrugore në pikat më problematike ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të shtojnë praninë e patrullave në terren dhe të ndërhyjnë për të menaxhuar fluksin e lartë të automjeteve.

